‘Baci’ i nervozuar: Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimeve të produkteve dhe shërbimeve jetësore!

Ish-presidenti i Republikës, tani deputet, Behgjet Pacolli e ka quajtur të pakuptueshme qasjen e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve sic është shtrenjtimi i rrymës.
“Qytetarët janë ata që e mbushin bugjetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme.
Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore???”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/