75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 24 Shtator 2024 / MSH

“Baci” s’po ndalet, takon presidentin e Togos, jep një garancë!

Behgjet Pacolli ka pasur sot një tjetër takim të rëndësishëm. Ai u takua me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé.

Pacolli dhe Gnassingbé u takuan sot pas 8 vjetësh, takim atë botë që rezultoi me njohje të pavarësisë së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Takimi duket të ketë qenë produktiv, me Pacollin që konfirmon se Republika e Togos nuk ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“….Vazhdoj me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme. Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin e pata vizituar para 8 viteve. Ajo vizitë përfundoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për shkak të “mungesës së aktiviteteve diplomatike” dhe “iniciativave” të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen.

Epilogu do të jetë ndryshe!” shkroi Pacolli në Facebook.