75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / AR

Bad Bunny flet për patriotizmin portorikan në shfaqjen e “Super Bowl”-it

Shfaqja e Bad Bunny-t në pushimin e “Super Bowl”-it ishte një letër e madhe dashurie për vendlindjen e tij, Porto Riko.

Seti 14-minutësh përfshinte performanca të ftuara nga Lady Gaga dhe Ricky Martin, së bashku me shfaqje të shkurtra nga emra si Pedro Pascal, Cardi B, Karol G dhe Jessica Alba, të cilët mund të shiheshin duke kërcyer në verandën e kazisë së tij të famshme, një element kryesor i shfaqjeve të tij të projektuara për t’u dukur si një shtëpi tradicionale portorikane.

Pritej që Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, do ta përdorte performancën e tij si një mundësi për të bërë një deklaratë politike kundër administratës aktuale amerikane, por në vend të kësaj ai e përdori atë për të promovuar një mesazh uniteti amerikan.

Duke u transportuar nëpër një peizazh latin, me skena që përfshinin gjithçka, nga një sallon bukurie deri te një bar, fituesi i çmimit Grammy shfaqi një përzierje të hiteve të tij më të mëdha, duke përfshirë “Tití Me Preguntó”, “MONACO” dhe “BAILE INoLIVIDABLE”.

31-vjeçari, i cili ishte artisti më i luajtur në botë në vitin 2025 sipas shërbimit të transmetimit Spotify, bëri histori duke u bërë muzikanti i parë që performoi një shfaqje gjatë pushimit të “Super Bowl”-it tërësisht në spanjisht.

Por ai zgjodhi të thoshte një varg në anglisht, “Zoti e bekoftë Amerikën”, përpara se të rendiste kombet e Amerikës Qendrore, Jugore dhe Veriore ndërsa valltarët mbanin flamujt e tyre.

Një mesazh në billboard shkruante “E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria” dhe ai mbajti një top futbolli në fund të segmentit me mesazhin në anglisht: “Së bashku, ne jemi Amerika”.

Më pas, presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk mori pjesë në “Super Bowl” të këtij viti, e quajti performancën e Bad Bunny-it “absolutisht të tmerrshme, një nga më të këqijat, NDONJËHERË” në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. Ai shtoi se kjo ishte “një fyerje ndaj nadhështisë së Amerikës”.

Performanca e “Bad Bunny”-it në stadiumin “Levi’s” në Santa Clara të Kalifornisë shënoi herën e parë që këngëtari dhe reperi ka performuar në Shtetet e Bashkuara që nga publikimi i albumit fitues të çmimit “Grammy” vitin e kaluar, Debí Tirar Más Fotos.

Bad Bunny përhapi më tej një mesazh me veshjen e tij – duke veshur një pulovër ngjyrë bezhë me numrin 64. Mund të përfaqësojë numrin zyrtar të vdekjeve, i cili doli të ishte dukshëm më i ulët se mijëra të vdekur, të vlerësuar.

Administrata e presidentit Trump u kritikua në atë kohë nga portorikanët, të cilët thanë se nuk arriti të ofronte të njëjtën mbështetje federale, krahasuar me uraganet që kishin ndodhur në kontinent.