“Bad News Eagles” kualifikohen në kampionatin PGL Major Antwerp

Ekipi kosovar në CounterStrike Global Offensive, “Bad News Eagles” janë kualifikuar në kampionatin botëror PGL Major Antwerp.
Ekipi i përbërë nga Flatron Halimi, Rigon Gashi, Dionis Budeci, Genc Kolgeci dhe Sener Mahmuti i patën sot dy ndeshjet e fundit për kualifikim, pasuese të asaj të djeshmes, të cilën e fituan, raporton Indeksonline.
Në ndeshjen e parë sot, BNE pësuan humbje nga ekipi çek, Sinners, por që më pas e përmbysen rezultatin, duke vazhduar kështu tutje në garën botërore të CS:GO.
Gara do të organizohet në Antwerp të Belgjikës, gjatë muajit maj.
Në të do të marrin pjesë 24 skuadra nga e gjithë bota, të cilat garojnë për çmimin prej 1 milionë dollarësh./Indeksonline/