75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Bad News Eagles sot luan ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions Stage

Ekipi kosovar Bad News Eagle do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të fazës “Legends Stage” në turneun PGL Antwerp Major CS:GO.

Kundërshtari i radhës i BNE do të jetë ekipi brazilian, Imperial, dhe ky ballafaqim pritet të startojë nga ora 18:15.

Fituesi i këtij dueli do të vazhdojë tutje në turneun e CS:GO.

Bad ews Eagles ishin të pafat dje në dy ballafqime. Ekipi pësoi humbje nga CPHF nga Danimarka dhe FaZe Clan nga ShBA.