75 Mall Live Search
19:59 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

BAFTA 2019: Yjet kanë arritur në tapetin e kuq!

Ka nisur në Londër edicioni i 72-të i eventit prestigjioz të filmit BAFTA.

Tashmë emra të njohur të botës së filmit kanë arritur mbi tapetin e kuq.

Viola Davis, Amy Adams, Richard E Grant, Glenn Close, Thandie Newton, Melissa McCarthy dhe Richard Madden kanë tashmë kanë arritur në këtë mbrëmje.

Këtë vit filmi “The Favourite” në këtë mbrëmje kryeson me gjithsej 12 nominime.

Ndërsa “Bohemian Rhapsody”,” A Star Is Born”, “Roma” and “First Man”, kanë nga shtatë.

Baftat janë shpesh një tregues i mirë se kush do të fitojë në Oskar – i cili do të mbahet këtë vit të dielën, më 24 shkurt./Indeksonline/