Bagerat nisin punën, Suhareka me një zonë të re turistike

Pasi e ka bërë “xixë” sheshin e qytetit, Suhareka po investon edhe në zonat rurale.
Bali Muharremaj ka njoftuar nisjen e punimeve në drejtim të staneve të Vraniqit.
I pari i Suharekës ka thënë se ky projekt do e zhvilloj turizmin në të ardhmen.
Ani pse ditë e diel, kryetari ka qenë në terren dhe ka përcjellur nga afër punimet./Indeksonline/