Bahrije Hyseni nga tubimi në Ferizaj: Sot na dëshmuat edhe një herë që ndryshimi po vjen

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Bahrije Hyseni, ka marë mbështetje të madhe në Ferizaj.
Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se masiviteti i tubimit i jep edhe më shumë kuptim përkrahjes së madhe që kemi gjithandej.
Ndërsa theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa e Ferizajit tonë dhe Kosovës tonë.
“Falemnderit Ferizaji, falemnderit për përkrahjen e madhe!
Masiviteti i tubimit i jep edhe më shumë kuptim përkrahjes së madhe që kemi gjithandej, çdo ditë. Tani, populli po flet, po flet çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më fort, çdo ditë e më me bindje.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa e Ferizajit tonë dhe Kosovës tonë!
Sot na dëshmuat edhe një herë që ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bahrije Hyseni kandidon me numër 99./Indeksonline/