Bahrije Hyseni nominohet në garën për deputete nga LDK

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Ferizaj, afaristja ndër vite e suksesshme në këtë komunë, ish-njëra nga asambleistet më të votuara, Bahrije Hyseni është nominuar nga Abdixhiku në garën për deputete nga LDK.
Hyseni, përmes një postimi në facebook u shprehë se është një privilegj që të jem pjesë e listës në një moment mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve tanë.
“Mbrëmë edhe zyrtarisht jam nominuar nga kryetari Abdixhiku në garë për deputete në Parlamentin e Kosovës. Për mua është një privilegj që të jem pjesë e listës në një moment mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve tanë, në një moment kur LDK-ja e madhe është rikthyer fuqishëm në rrugën e fitores.
“Rruga e Re” me Lumir Abdixhikun kryeministër është rruga e vetme që Kosovën e rikthen në rrugën e drejtë me aleatët tanë, në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes evropiane. Do të jem zëri juaj kudo dhe kurdo, ngase rruga e ndryshimit ka filluar dhe do të ecim bashkë për të mirën e Ferizajit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Hyseni.

Tutje ajo, tha se së bashku me kryetarin e degës, Vizar Azemin do të jenë afër qytetarëve për të gjitha kërkesat dhe brengat e tyre.
“Bashkë me kryetarin e degës, Visar Azemin, në ditët dhe javët në vijim do të jemi afër jush, afër kërkesave e brengave tuaja. Jam mirënjohëse për mbështetjen që më keni dhënë gjithmonë dhe jam thellë e bindur që nuk do t’iu zhgënjej asnjëherë në çdo mision që e kemi nisur së bashku”, ka thënë Hyseni./Indeksonline/