Bahrije Hyseni viziton fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave, thekson rëndësinë e grave në këtë sektor

Kandidatja për deputete e LDK-së, Bahrije Hyseni, ka vizituar fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Vlera” në Ferizaj.
Nga aty Hyseni ka theksuar rëndësinë e grave në sektorin e prodhimit.
“Sot vizitova fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Vlera” në Ferizaj.
Është kënaqësi e madhe të flasim për një temë kaq të rëndësishme si roli dhe rëndësia e gruas në sektorin e prodhimit.
Gruaja ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social, duke sjellë inovacion, aftësi të larta organizative dhe një perspektivë unike në çdo fushë ku angazhohet. Në sektorin e prodhimit, përfshirja e grave jo vetëm që ndihmon në rritjen e produktivitetit, por gjithashtu kontribuon në barazinë gjinore dhe diversitetin në vendin e punës.
Një vizitë te ju është një nga 99 arsyet pse duhet të na votoni”, shkruan Hyseni në njoftim./Indeksonline/