75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 04 Maj 2023 / MSH

Bahrim Shabani zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Deputeti Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga 75 deputetë prezent, 73 votuan pro, asnjë nuk pati kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Shabani u zgjodh në këtë pozitë pas dorëheqjes së nënkryetarit të deritashëm, Bekim Arifi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar plotësimin e rendit të ditës.

Propozimi i saj ka kaluar me shumicë votash dhe pas përfundimit të pikave të para, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën nënkryetarin e ri nga radhët e komuniteteve./IndeksOnline/