75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Bahtiri: Albin Kurti po vjen, për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës

Vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, duke shpallur votën e deputetit Etem Arifi të pavlefshme, vjen reagimi edhe i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Përmes një statusi në FB, ai ka thënë se Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si kryeministër.

Ky është postimi i plotë:

Albin Kurti po vjen, po vjen për të qendruar gjatë si Kryeministër i Kosovës.

Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti.

Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashk si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër.

Mitrovica dhe gjithë Kosova me Albinin