75 Mall Live Search
19:13 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Bahtiri e lartëson Kurtin: Shembull se si duhet qeveriset Republika e Kosovës me barazi dhe drejtësi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në postimin e fundit që e ka bërë në Facebook e ka lartësuar shefin e tij, Albin Kurti.

Ai shprehë se kryeministri Kurti është shembull se si duhet të qeveriset me barazi dhe drejtësi, transmeton Indeksonline.

Bahtiri shkroi se Kurti sot në takim me kryetarët e komunave tha se do të jetë i njëjti për të gjithë.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti shembull se si duhet qeveriset Republika e Kosovës me barazi dhe drejtësi.

Ai para gjithë kryetarëve të komunave dha mesazhin e qartë se do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe do të punoj vetëm për interesin e Kosovës.