18:49 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bahtiri e zbulon kushtin e VV-së ndaj LDK-së: Kërkon kryeministrin dhe këto dy ministri!

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri me rastin e aderimit të tij në Vetëvendosje, ka folur sot edhe për mundësitë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bahtiri theksoi se e kanë kushtëzuar LDK-në, që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti ndërsa dhe t’i drejtojnë edhe dy ministri, në të kundërtën nuk ka marrëveshje bashkëpunimi.

”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.

”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK’në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.