Bahtiri fton në takim online kryetarët e komunave: Masat jo adekuate të Qeverisë, po goditen rëndë subjektet afariste

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së numrit të rasteve, ai ka ftuar kryetarët e komunave të marrin pjkesë në takimin online që do të mbahet nesër në orën 11:00.
Derisa, i njëjti thotë se me darkordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse pa e dëmtuar sektorin e biznesit.
Ky është postimi i plotë:
Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.
Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi.