Bahtiri: Dega e PDK-së në Skenderaj po i nxit qytetarët të komentojnë me zor se Hamza fiton garën

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahitiri ka thënë se dega e PDK-së në Skenderaj po i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati i tyre do të fitoj garën në Mitrovicë, transmeton “Indeksonline”.
Por, kjo përpjekje, sipas tij, është e kotë sepse kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndron ai bashkë me Albin Kurtin, nën petkun e VV-së.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Mirëmengjes qytetarë të Mitrovicës, e rëndësishme është të jeni të lirë, edhe në atë se ku komentoni dhe pëlqeni.
Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën.
Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
AB