14:57 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bahtiri i garanton qytetarët e Mitrovicës se do të vazhdoj të jetë në shërbim të tyre

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fitues garës për kryetar të Mitrovicës edhe për periodën e ardhshme katërvjeçare, e vlerëson  të suksesshëm procesin zgjedhur për kryetar të komunës në balotazhin e mbajtur të dielën, më 19.11.2017.

Bahtiri me këtë rast falënderon qytetarët e Mitrovicës që dolën masovikisht në zgjedhje, pa marrë parasysh  përkatësinë e tyre etnike dhe se cilit subjekt politik i takojnë, për qytetarinë e treguar në ditën e zgjedhjeve dhe për përfundimin me sukses dhe pa asnjë problem të procesit zgjedhor, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, kryetari Bahtiri në mënyrë të  veçantë falënderon pjesëtarët dhe drejtuesit e policisë së Kosovës në të gjitha nivelet, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pjesëtarët e organizatave ndërkombëtare  të sigurisë të pranishme në Mitrovicë, për angazhimin maksimal në marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar kushte për një proces normal të votimit, ashtu sikur edhe ndodhi, si dhe përfaqësuesit ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë, për interesimin e tyre të posaçëm për procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Duke i falënderuar për besimin e fuqishëm që i dhanë për të drejtuar Komunën e Mitrovicës edhe në katër vitet e ardhshme, kryetari Bahtiri i garanton të gjithë qytetarët se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe se do të qeverisë me nderë dhe duke e zbatuar ligjin në mënyrë strikte, si dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/