11:20 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bahtiri ia dorëzon Presidentit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin qytetit të Mitrovicës, me gjithsej 16594 nënshkrime.

Pas dorëzimit të peticionit, i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se ka kërkuar nga Presidenti që të merr iniciativë dhe peticionin t’ia dorëzoj Kuvendit, ndërsa sa më parë të merret një vendim pasi që qytetarët e Mitrovicës janë të zhgënjyer me këtë padrejtësi që po u bëhet me ndarje të qytetit.

Bahtiri u shpreh se këtë peticion e kanë përkrahur edhe Presidenti, kryetari i Kuvendit dhe liderët tjerë përveç kryeministrit.

Ai i kërkoi kryeministri Haradinaj që këtë peticion ta trajtojë me seriozitet..

 “Po ia bëjë me dije edhe kryeministrit që Mitrovica është e bashkuar dhe do jetë fuqishëm e bashkuar dhe sa më shpejt të shfuqizohet vendimi i mëparshëm”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri peticionin ua ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Theksojmë se dorëzimi i peticionit te Presidenti u bë pa praninë e mediave.