Bahtiri: Jam një milionë për qind fitues
Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se ka ndërprerë kontrabandën në Mitrovicë dhe se atje ka bërë shumë punë të mira.
Për këtë ai është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat si kryetar komune.
“Jam bindshëm fitues, një milion për qind fitues është Agim Bahtiri, qytetari, ata nuk votojnë për mua por për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine.
Më tej ai ka prezantuar disa prej planeve të tij për mandatin e ri.
“Mitrovica bashkohet me zhvillim ekonomik dhe jo me kontrabandë”.
“Nën liqe do të bëhen pishinat më të mira në Ballkan të hapura dhe të mbyllura. Mitrovicën e kanë fotografuar vetëm njerëzit që kanë ardh te ura, me telat me gjemba. Do të bëjmë restorante rreth lumit, kurse rreth liqenit do të kemi kopshte për fëmijë”.
“Qytetarët le të dalin, t’i drejtohen vendvotimeve, mos të hezitojnë asnjë sepse është vullneti i tyre dhe duhet ta dinë se pesë minuat e tyre janë shpresë për katër vjet”.
“Ta votojnë më të mirin, e dini cili është, ai me vizion zhvillimor dhe menaxherial dhe mos të kthehen në të kaluarën. Qytetarët duhet ta dinë se kanë një zot shtëpie”, është shprehur Bahtiri ndër të tjera.