20:09 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Bahtiri ka një kërkesë për menaxherët dhe biznesmenët e Mitrovicës

Kryetari e Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi të bërë në Facebook u ka bërë thirrje menaxherëve dhe biznesmenëve të kësaj komune për t’u pajisur me leje, në lidhje vendim të Qeverisë së Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Ftoj menaxherët e të gjitha bizneseve që janë të regjistruara në Mitrovicë, që nesër të bëjnë kërkesë me shkrim në komunë për shqyrtimin e mundësisë për funksionimin e tyre gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit COVID-19. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe certifikata e biznesit me llojin e biznesit primar.

Komuna e Mitrovicës do t’i pajis me leje të funksionimit në këtë kohë të pandemisë të gjitha ato bizneseve, të cilat janë të lejuara sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.