75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Bahtiri kërkon që të hiqet ora policore: Është bëre e bezdisshme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka kërkuar që të hiqet ora policore në të gjitha qytetet.

Ai beson se është bërë e bezdisshme dhe se po shkakton stress, depression dhe ngarkesë psiqike, transmeton Indeksonline.

Postimi I plotë:

Qeveria ilegale që me mandat të vjedhur uzurpoi objektin e Qeverisë dhe mbajti peng në mënyrë të paligjshne ekzekutivin e vendit, jo vetëm që udhëhoqi në mënyrë katastrofale me vendin, por edhe tentoi që përmes përpjekjeve të ulta t’i vendos përpara aktit të kryer qeverisjet komunale.

Qytetarët e Mitrovicës dhe mërgimtarët tanë të dashur, janë lodhur nga ky keqmenaxhim i pandemisë. Orët policore tashmë janë bërë të bezdisshme, ato kanë mbjellur farën e depresionit, stresit dhe ngarkesës psiqike tek të gjithë ne. Ora policore asnjëherë nuk i uli rastet e prekura me virus, sepse në fakt kjo masë ishte vetëm sa për sy e faqe, në mungesë të një vizion të duhur për menaxhimin e pandemisë.

Nuk mjafton që sot është hequr ora policore në Mitrovicë, por ajo duhet të largohet si masë në të gjitha qytetet e Kosovës. Ky është vullnet i qytetarëve, i njerëzve të biznesit dhe mbi të gjitha i bashkatdhetarëve tanë të mrekullueshëm.