75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Bahtiri: Krerët e shtetit të kthejnë kokën nga Mitrovica!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për heroin, Hajrullah Sinani.

Në një postim në Facebook, Bahtiri ka shkruar se krerët e shtetit duhet të kthejnë kokën nga Mitrovica, duke e quajtur atë djep të lirisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Bahtirit:

Sot, në 20 vjetorin e rënies nën patronatin tim si kryetar komune dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala të Luftës së UÇK-së, në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore për heroin e kombit Hajrullah Sinani.

Gjaku i dëshmorëve duhet të shërbej si udhërrëfyes se si të ruhet çdo cep i territorit të Republikës së Kosovës. Për tokën tonë populli ka luftuar qe 500 vjet dhe çdo vend është i ujitur me gjakun e dëshmorëve, ku aroma e gjakut të tyre duhet të na vetëdijesoj që të ruhet çdo pëllëmbë e truallit të Republikës së Kosovës.

Të gjithë krerët e shtetit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica, për arsye Mitrovica është djep i lirisë, është djep i atyre që e dhanë jetën për këtë vend dhe është promotor i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Në vendlindjen e dëshmorit Hajrullah Sinani në Stan Tërg, zbuluam pllakën përkujtimore, ku ai do të përkujtohet për jetë e mot. /Indeksonline/