22:37 / E Martë, 24 Mars 2020

Bahtiri: Mbetemi të përkushtuar t’iu qendrojmë pranë qytetarëve, ashtu siç dim më së miri

Kryetari i Komunes së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se sonte është bërë dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të Mitrovicës në mënyrë vullnetare nga dy kompani, Ekofresh dhe Euro Commerce.

Ai ka thënë se mbeten të përkushtuar t’iu qendrojmë pranë qytetarëve duke iu shërbyer ashtu siç dim më së miri gjatë kësaj kohe.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte, është bërë dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të Mitrovicës në mënyrë vullnetare nga dy kompani, Ekofresh dhe Euro Commerce.

Si kryetar i komunës së Mitrovicës, së bashku me stafin tim dhe shtabin komunal emergjent të formuar pas shfaqjes së koronavirusit COVID-19, mbetemi të përkushtuar t’iu qendrojmë pranë qytetarëve duke iu shërbyer ashtu siç dim më së miri.

Panik JO, KUJDES PO!

AB

Mos i humb