23:04 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Bahtiri në Shalë të Bajgorës hynë në borë: Ekipet punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri edhe në orët e vona është në teren.

Ai sonte ka shkuar në Shalë të Bajgorës, ku për shkak të të reshurave të borës, rrugët janë bërë të pakalueshme, transmeton Indeksonline.

Bahtiri në postimin e tij tha se ekipet punuese nuk do të ndalen derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme.

Postimi i plotë:

Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora.

Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora.

Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme.