75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Bahtiri para seancës: Dorën e këpus e se votoj Listën Serbe

Deeputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish në përpjekje për konstituimin e kuvendit.

Deputeti nga ardhët e VV-së Agim Bahtiri para fillimit të seancës tha se nuk do ta votojë asnjë nga deputetët e Listes Serbe për nënkryetar të kuvendit. Bahtiri madje tha se mund ta pres dorën, por se votë për listen Serbe nuk do të ketë.

 “Sigurisht që Rashiqi do të zgjedhet. Kam deklaruar dhe deklaroj përsëri se e pres dorën dhe nuk e votoj Listen serbe. Kështu e kan mendimin dhe kolegët e mi të VV-së. Kjo është e bazuar në problemet në veri dhe ata janë të kyçur direkt në atë pjesë. Kështu që nuk i votoj njerëzit të cilët kokën e kanë në Beograd, e trupin në Prishtinë“, tha Bahtiri./Indeksonline/.