75 Mall Live Search
23:20 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bahtiri: Plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare ka dështuar, nesër nis hapja e supermarketeve!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij Facebook ka njoftuar opinionin se që nga nesër do të bëhet hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme në veri të vendit.

Ai ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin, teksa ka thënë se plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare ka dështuar, përcjellë Indeksonline.

Bahtiri ka bërë apel tek qytetarët e veriut që most ë bien në grackën e njerëzve destruktiv.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët është se përfundimisht plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar, pasi që së shpejti do të filloj hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme, disa prej të cilave kam informacion se do të hapen qysh nesër.

Falënderoj Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri. Pas bashkëpunimit tim me ministrin Endrit Shala, këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe bizneset nga jugu i Mitrovicës. Me këtë rast i falënderoj gjitha bizneset për kontributin e dhënë.

Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia.

Apeloj tek qytetarët e veriut që më asnjëherë të mos bien në grackën e njerëzve destruktiv, por të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.