Bahtiri reagon për protestën e sotme të paralajmëruar në veri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar për protestën e paralajmëruar sot në veri të vendit lidhur me arrestimin e malazezit, Risto Jovanoviq në Gazimestan javën e kaluar.
Kreu i Mitrovicës ka lutur qytetarët të mos bien pre e pre e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e veriut.
“Ne duhet të punojmë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit të qytetit tonë, ndërsa jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai transmeton “Indeksonline”.
Ndryshe malazezi i arrestuar në festën e Vidovdanit është në paraburgim dhe ndaj tij është vendos masa e paraburgimit prej 30 dite.
Postimi i plotë:
I lus qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e veriut, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar protestë për sot. Ne duhet të punojmë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit të qytetit tonë, ndërsa jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës. AB