12:14 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Bahtiri refuzon të komentoj kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka refuzuar të komentoj kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës.

I kontaktuar nga “Indeksonline”, i pari i Mitrovicës ka thënë se nuk e komenton këtë çështje dhe me pas e ka mbyllur telefonin.

Një ditë më parë, PDK e ka nominuar edhe zyrtarisht deputetin Bedri Hamza kandidat për kryetar të kësaj komune.

Në anën tjetër, në Vetëvendosje ende ka paqartësi se kush do të jetë pretendenti për të synuar drejtimin e Mitrovicës për mandatin e radhës.

Kryetari aktual ka thënë se ai do të jetë kandidati nga Vetëvendosje, ndërsa përmenden edhe emrat si Faton Peci nga Lista Guxo dhe Armend Muja nga Vetëvendosje.

LDK në anën tjetër, e ka nominuar doktorin e njohur Armend Agollin si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Kësisoj gara për kryetar të kësaj komune pritet të jetë mjaft interesante.

Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor, partitë kanë afat që deri më 16 gusht t’i çojnë në KQZ emrat me të cilat synojnë të marrin drejtimin e komunave të ndryshme në vend./Indeksonline/