Bahtiri takon Veliun: I kërkova që të jep kontribut maksimal për koalicionin LDK-VV
I pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu, janë takuar për “kafen e mëngjesit”.
Ky i fundit përmes një statusi në Facebook ka thënë se është takuar me nënkryetarin e LDK-së, duke e përgëzuar për kontributin e dhënë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bahtiri thotë se kërkoi nga Veliu që ta jap kontributin maksimal për arritjen e marrëveshjes së koalicionis mes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Statusi i plotë:
Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur.
Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.