75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Bahtiri: Të mos ndalen kërkimet në gërmadha, lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë

Janë bërë më shumë se 6 orë që kur është shembur një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku”, në Mitrovicë, dhe një i ri ndodhet nën rrënoja.

Kryetari i komunës së Mitrovicës u ka bërë thirrje organeve kompetente që mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku”.

Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin.

Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë ?

AB