75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Bahtiri u ofron ndihmë banorëve të Kçiqit pas vjedhjeve të shpeshta në fshat

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar gjatë ditës së sotme fshatin Kçiq i Madh i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi dhe komandanti i Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha.

Bahtiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se u ka ofruar mbështetje banorëve në aspektin e sigurisë, pas shqetësimeve që këta të fundit kanë pasur me rastet e shpeshta të vjedhjeve të tyre për rastet e shpeshta të vjedhjeve.

“Personalisht jam ndier i nderuar me mikpritjen nga banorët e Kçiqit, me të cilët bashkëndjejë me situatën në të cilën ndodhen dhe shqetësimet që kanë ata me rastet e vjedhjeve të ditëve të fundit në këtë fshat. Më këtë rast ofrova mbështetje maksimale si kryetar komune, për t’i ndihmuar në aspektin e sigurisë dhe përkrahjen e kërkesave apo shqetësimeve të tyre, përkrahje të cilën e ka ofruar edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook pas vizitës.

Ai ka falënderuar banorët, për siç ka thënë “besimin dhe mbështetjen që kanë treguar ndaj punës time që nga mandati i parë qeverisës, të cilën gjithmonë ua kam kthyer me projekte zhvillimore në të mirë të gjithë komunitetit”.