Bahtiri uron qytetarët për urën e re në Mitrovicë: Jam tepër i lumtur

Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri para fillimit të seancës konstituive ka zgjedhur që të flas para gazetarëve për lëshimin në qarkullim të njërës nga urat mbi lumin Ibër. Bahtiri është shprehur tejet i lumtur për këtë, duke i uruar dhe qytetarët.
“Është e lirë për të gjithë qytetarët. Jam tepër i lumtur dhe urime për qytetarët”, tha ai.