Bajçinovci në ditën e punëtorëve: Atyre iu shkelen të drejtat plot 20 vite

Mefail Bajçinovci, deputet nga Lëvizja Vetvendosje, në ditën e punëtorëve ka thënë se atyre tash e 20 vite iu kanë shkelur të drejtat, shkruan IndeksOnline.
Ai shtoi se “Populli e di se askush nuk mund t’i ndalë këto abuzime me të drejtat e punëtoreve tanë, përveç VETEVENDOSJE’s”.
Postimi:
Sot është dita e 1 majit apo dita e punëtorëve kur ne reflektojmë mbi gjendjen e rëndë që gjenden punetorët e Kosovës me shkeljet e renda të të drejtave të tyre plot 20 vite.
Per shkak se Kosova është qeverisur me korrupsion endemik tash e 20 vjet, ndër dëmet që i ka shkaktuar korrupsioni, paligjshmëria e keqpërdorimi i autoritetit publik nga pushtetet udhëheqëse êshtê edhe mungesa e ofrimit të mbrojtjes së duhur ligjore për të drejtat e punetorëve tanë të sektorit privat.
Pa kontrata të punës, me orare më të gjata se sa e lejon ligji, pa pushimet javore, pa pagesa të rrezikshmërive e të orëve shtesë, largimi arbitrar nga puna, kryerja e punëve jashtë asaj pêr çka janë punësuar janë vetëm disa nga segmentet e abuzimit të rëndë me të drejtat e punetorëve tanë.
Populli e di se askush nuk mund t’i ndalë këto abuzime me të drejtat e punëtoreve tanë, përveç VETEVENDOSJE’s.
Duke uruar për ditë më të mira me rastin e festes se 1 majit, i garantoj punëtorët tanë se VETEVENDOSJE do të jetë e pakompromis në venien në vend tē ligjshmerisē dhe dinjitetit e të drejtave të tyre.