75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 24 Shtator 2024 / S Z

Bajçinovci thotë se amaneti i Afrim Bunjakut po çohet në vend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, sot ka bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Bajqinovci ka thënë se një vit pas, veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe se amaneti i Afrim Bunjkaut po çohet në vend.

“Sot një vit Afrim Bunjaku ra heroikisht në Banjskë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Një vit më pas veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend. Lavdi për jetë e mot heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.