Bajerni e mbyll dekadën me fitore
Bayern Munich ka shënuar fitore si vendas ndaj Wolfsburgut me rezultat të pastë 2:0.
Ishin 5 minutat e fundit të ndeshjes ata që vulosën fatin e këtij takimi.
Fillimisht, i riu Zirkzee realizoi në minutën e 85-të, dhe katër minuta më vonë Gnabry realizoi për epilogun e këtij takimi, shkruan Indeksonline.
Me këtë ndeshje, Bayern Munich e përfundon këtë dekadë mjaft të suksesshme, megjithatë jo në pozitën e parë në Bundesligë.
Bavarezet gjenden momentalisht në vendin e tretë./Indeksonline/