75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bajerni e mposht me goleadë Mainzin

Bayern Munich i është rikthyer formës së vjetër.

Bavarezët shënuan fitore 6:1 ndaj Mainzit në një ndeshje që fillimisht mysafirët ishin në epërsi, shkruan Indeksonline.

Boetius realizoi për Mainzin në minutën e 6-të.

Pavard e nisi goleadën për Bajernin duke realizuar në minutën e 36-të, ndërsa 9 minuta më vonë shënoi Alaba për epërsinë e parë të vendasve.

Perisic shënoi golin e parë për Bajernin në minutën e 54-të, para se Coman ta trefishonte epërsinë.

Përfundimisht, Lewandowski në minutën e 78 dhe Davies në të 80-tën shënuan për epilogun përfundimtar./Indeksonline/