75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bajerni e përmbys rezultatin ndaj Mainzit

Ndeshja ndërmjet Bayern Munich dhe Mainz filloi me epërsinë e mysafirëve qysh në minutën  e 6-të.

Boetius realizoi për t’ia dhënë epërsinë Mainzit dhe këta të fundit arritën të mbaheshin mirë deri në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 36-të, Bavard barazoi për Bajernin, ndërsa në të 45-tën David Alaba përmbysi gjithçka me një goditje të lirë të bukur./Indeksonline/