75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 03 Maj 2022 / A. M.

Bajerni i Mynihut e konfirmon, ylli i skuadrës rinovon me gjermanët deri në 2024

Bajerni i Mynihut ka konfirmuar rinovimin me mesfushorin gjerman, Tomas Myler, i cili do të qëndrojë me ekipin bavarez deri në vitin 2024.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku tregon gjermanin në dhomën e tij të vjetër, ku shkruhet: “Tomas Myler do të qëndrojë në shtëpi!”.

Kështu Bajerni hedh poshtë çdo aludim për një largim të mundshëm të Mylerit dhe tani do të provojë të mbajë në ekip edhe sulmuesin, Robert Levandovski.