Bajerni “peshkon” prapë te Dortmundi, kërkon Sanchon

Bayerni ka hyrë në garë për Sanchon
Bayern Munichu ka hyrë në garë për anësorin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Chelsea dhe Manchester Unitedi ka kohë që interesohen për talentin anglez, por Bayerni dëshiron ta mbajë në Gjermani dhe do të tentojë ta blejë me çdo kusht.
Kartoni i Sanchos vlerësohet mbi 100 milionë euro.
Sancho është përfshirë në 25 gola këtë edicion me Dortmundin në 24 paraqitje në të gjitha garat, 12 gola dhe 13 asistime.