75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Bajerni “shpartallon” Schalken, 1 pikë larg kreut

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Schalkes duke e mposhtur me rezultat 5:0 në kuadër të javës së 19 në Bundesliga.

Lewandowski, Muller, Goretzka, Alcantara e Gnabry shënuan nga një herë për fitoren e 12-të të Bayernit këtë edicion, shkruan Indeksonline.

Me këto tri pikë, Bayerni shkon në vendin e dytë me 39 pikë të grumbulluara, duke ngecur vetëm 1 pik prapa Leipzigut i cili u mposht sot nga Frankfurti.

Schalke mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë./Indeksonline/