19:49 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bajgora konfirmon vdekjen e personit të dytë, tregon se si është gjendja e dy të plagosurve

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka konfirmuar se ka vdekur edhe personi i dytë nga ngjarja tronditëse në Prishtinë.

Ai po ashtu ka treguar edhe gjendjen e dy të lënduarve tjerë, shkruan Indeksonline

“Momentalisht, ekipi im ka marrë detyrë e ekipit të mëparshëm. Dy kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i goditur me armë zjarri në kokë, tjetri ka qenë i lënduar në kraharor. Momentalisht në sallat emergjente janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike. Tek njëri person  ka lëndime në kokë me armë zjarri. Pacienti tjetër ka lëndime të enëve vitale. Gjendja është alarmante. Mund të krahasoj kohën me vitet e luftës. Shteti duhet të ndërmarr masa”./Indeksonline/