75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / MSH

Bajqinovci: Haradinaj duhet të koncentrohet për targat, njëherë thotë vendimi duhet të zbatohet herën tjetër e ndërron ‘trakën’

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i ftuar në “Blic Interview” foli në lidhje me çështjen e targave.

Ai tha se opozita është totalisht e pakoncentruar rreth deklaratave për kete çështje.

“E kemi një opozite totalisht të pakoncentruar. PDK ka qenë me e zeshme, e kemi degjuar zotin Qalaj dhe disa te tjerë se duhet të zbatohet vendimi për targa. E kemi një opozitë totalisht të qakorduar, paradite thotë të zbatohet çështja e targave, pasdite thotë po na prish me Amerikën. Te pakoncentruar totalisht. Ata dinë shume mirë, edhe zoti Haradinaj se nuk prishen raportet me Amerikën. Kemi pas edhe deklarata te ndryshme të nderkombëtareve kur ka qenë Referendumi, opozita është qu në kembë, “ju na prishet me Ameriken dhe me BE-në”, te nesermen e kemi patur nje deklaratë ku thuhet Kosova është vend sovran. Zoti Haardinaj duhet të koncentrohet sepse disa dite me heret doli dhe tha duhet të zbatohet, ndërsa kur dolen disa deklarata nga SHBA-të pastaj e ktheu traken ndryshe” tha Bajqinovci.