75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bajqinofci për ligjin për paga: Do të determinohet saktë pagat për të gjithë punonjësit publikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka bërë të ditur se janë miratuar dy ligje sot në Kuvendin e Kosovës. Ligji për Zyrtarët Publik dhe Ligji për Paga.

Më tutje ai ka thënë se përmes këtyre dy ligjeve u jepet fund keqpërdorimeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

‘’ Të dyja këto ligje kanë rëndësi esenciale për sistemin tonë shtetëror. Përmes këtyre ligjeve u jepet fund paqartësive dhe mundësimeve për keqpërdorime që kanë ndodhur në të kaluarën’’, ka shkruar Bajqinofci në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Sapo e miratuam në leximin e parë në Kuvend të Republikës Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Paga.

Të dyja këto ligje kanë rëndësi esenciale për sistemin tonë shtetëror.

Përmes këtyre ligjeve u jepet fund paqartësive dhe mundësimeve për keqpërdorime që kanë ndodhur në të kaluarën.

Kësisoj, me këto ligje determinohet saktë e qartë paga për të gjithë punonjësit publikë dhe po ashtu precizohen detyrat e përgjegjësitë e tyre. /IndeksOnline/