75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / AR

Bajqinovci: Bashkimi i LDK-PDK-AAK sot u zyrtarizua në formë të transparencës pas zgjedhjeve

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci u shpreh se bashkimi i LDK-PDK-AAK sot u zyrtarizua në formë të transparencës pas zgjedhjeve.

“Transparenca pas Zgjedhjeve

Në këto zgjedhje, prapa plan-projekteve futuristike pa mbulueshmëri financiare, gjithmonë kanë qenë planifikime të detajizuara për përfitime personale. Bisedime të fshehta që kanë siguruar mbështetje të heshtuar kundër qytetarëve dhe kryeqytetit. Bashkimi i LDK-PDK-AAK sot u zyrtarizua në formë të transparencës pas zgjedhjeve“, ka shkruar ai./Indeksonline/