75 Mall Live Search
21:11 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / F.R

Bajqinovci: Gjilani i bashkuar për fitoren e radhës

Gjilani po vazhdon mobilizimin e fuqishëm në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke dhënë sinjale të qarta për një fitore të radhës.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar përkushtimin dhe mobilizimin e qytetarëve të Gjilanit në mbështetje të vizionit të VV-së.

“Gjilani nuk lëshon pe!”, ka shkruar Bajqinovci, duke nënvizuar se qyteti po qëndron fuqishëm i bashkuar drejt fitores.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Mefail Bajqinovci garon me numrin 48, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar angazhimin e tij politik në Kuvend.