75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci, Hotit: Haki Rugova s’guxon sot as të blejë bukë, e ti je kryeministër në saje të tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qenë i ashpër në Parlament në fjalimin e tij duke kritikuar qasjen e LDK-së ndaj rastit të Haki Rugovës.

Bajqinovci ka kërkuar që rasti i Haki Rugovës të trajtohet nga Prokuroria Speciale, e jo nga ajo Themelore.

Deputeti i VV-së, i ka thënë Hotit se Haki Rugova sot s’mund të blejë as bukë nga masa e arrestit shtëpiak që ka, ndërsa sipas tij Hoti është kryeministër pikërisht nga vullneti i Haki Rugovës dhe të tjerëve.

“Kryetari i LDK-se Isa Mustafa organizoi një konferencë shtypi lidhur me arrestimin e nënkryetarit te kësaj partie që qeverisë vendin, nën dyshimin për falsifikim te dokumenteve zyrtare dhe veprave të tjera penale qe lidhen me korrupsionin.
Ne dy minuta te asaj konferencë qe Isa Mustafa i kishte ndare për vete për te sulmuar ne mënyrën me brutale te mundshme sistemin e drejtësisë e ne veçanti sistemin prokurorial, theksoi dy çështje qe duhet veçuar:
E para ai tha sistemi prokurorial duhet te qëndroj larg politikes
E dyta, kërkoi qe për rastin e Haki Rugaves te trajtohet nga Prokuroria Speciale e jo nga prokuaria themelore ne Peje qe e ka rastin aktualisht.
Ne minutën e pare te kësaj konferencë vërehet një sulm brutal kundër sistemit te drejtësisë, nga ana e një kryetari te një partie qe qeverise me vendin, e qe për neve është e papranueshëm një ndërhyrje e tille. Kurse nga ana tjetër, tentohet qe rasti te dërgohet ne prokurori Speciale sepse ai është vendi ku Haki Rugova mund te hetohet për te mos u hetuar. Pra sipas disa informatave ne atë prokurori ka prokurore qe janë punësuar për ti mbrojtur ata persona qe marrin urdhër nga shefi i LDK-se.
Pra kjo nënkupton qe asnjë anëtarë te ldk-ës, sistemi I drejtësisë nuk duhet ta preke, pavarësisht veprave te mundshme penale qe mund ti bëjnë. Por nëse ndodhe ndonjë përjashtim, atëherë ato raste dërgoni ne prokurori speciale.
Ky sistem është sistem i Isa Mustafes, i vjetër po aq sa Isa, i rrezikshëm po aq sa shefat e Isa Mustafes te paraluftës.
Një pjese qe janë ofruar pensionit e qe e kane kapur LDK-ne, është pjese e erret e LDK-se, është pjese e krimit dhe korrupsionit, është pjese e zhvatjes dhe rrjeteve kriminale, prandaj LDK po zhbëhet, sikurse qe krimi me këtë logjike te funksionimit te udhëheqësve te kësaj partie po rritet ne vend. Ky krim duhet te luftohet nga ky sistem i drejtësisë pavarësisht ndërhyrjeve brutale te pleqnarëve te LDK-se
Prandaj kjo është e rrezikshme për shtetin funksionimin demokratik te saj. Kjo prokurori duhet te kryej punën e vete, vetëm ne baze te kushtetutës dhe ligjit dhe duhet ti nënshtrohet vetëm ligjit dhe asnjë sistemi tjetër paralel te orkestruar ne kuzhinat e LDK-se.
Shefi yt Haki Rugova i cili sot nuk guxon as bukë me ble për shkak masës së arrestit shtëpiak nga gjykata te ka sjell këtu. Ne saje te vullnetit te Haki Rugoves dhe Isa Mustafes ke zëne karrigen e kryeministrit.
Kryeministër, mos harro, Hakia ta ka dhëne këtë karrigë
Hakia ta ka formuar Qeverinë.
Burim i krijimit e kësaj qeverie është Hakia dhe klani i tij. Pra kurrë mos thuaj se kjo qeveri nuk është e korruptuar sepse shefi yt është i tillë. Ai qe ta ka dhënë stafetën është është në arrest shtëpiak. Ti je derivat i tyre, e asgjë me shume. Prandaj, te gjithë do te përfundoni ne prokurori, nëse jo prokurori themelore po se po ne prokurori speciale.
Jeni te tille, dhe nuk mund ti ikni kësaj.
Prandaj jeni kryeministër pavendimmarrje.
Jeni kukull, ku bateriat i mbanë Hakiu.
Andaj, jepni dorëheqje e shkojmë ne zgjedhje” ka thënë Bajqinovci.