75 Mall Live Search
17:29 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / MSH

Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk ka kthim mbrapa, duke iu referuar qeverisjeve të kaluara.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci u shpreh se Hykmete Bajramit, përveç 2.1 milionë eurove që u zhduken nga thesari gjatë kohës sa ajo ishte ministre e Financave, tani po del që Bajramit i janë “avulluar” edhe 2.5 milionë kilogramë grurë nga rezervat shtetërore.

“S’ka kthim mbrapa

Le që Hykemtes iu patën avullu 2.1 milionë euro sa ke ministre e financave, por tash po zbulohet që iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, shkroi ai në Facebook.