12:30 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci: Ju siguroj se ligji, është mbi të gjithë dhe në funksion të interesit publik

Në Kuvendin e Kosovës sot është bërë konstituimi i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas kësaj, deputeti Mefail Bajqinovci, tha se si anëtar i këtij komisioni siguron që ligji është mbi të gjithë dhe në funksion të interesit publik.

Postimi i plotë:

Sot është konstituar komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Si anëtar i këtij komisioni ju siguroj se ligji, është mbi të gjithë dhe në funksion të interesit publik.