75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 04 Tetor 2024 / MSH

Bajqinovci: Krejt e përkrahin sundimin e ligjit në veri, por Lajçaku…

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se përveç Lajçakut, të gjithë e përkrahin sundimit e ligjit në veri të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci është shprehur se, sipas Lajçakut, është dashur të lihet veriu nën kontrollin e Vuçiqit dhe terroristëve, shkruan IndeksOnline.

“Të gjithë e përkrahin sundimin e ligjit në veri të Kosovës, por Lajçak thotë se mënyrën se si qeveria e zbaton sundimin e ligjit kemi dallime.

Siç duket, sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun nën kontrollin e Vuçiqit dhe terroristëve për të pritur edhe 25 vjet të tjera. Kjo nuk është zgjidhje! Duhet të mbrojmë vendin tonë dhe të sigurojmë që askush të mos e sfidojë integritetin e Kosovës” ka shkruar Bajqinovci./IndeksOnline/