75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / F.R

Bajqinovci: Kriza në Prishtinë po sajohet qëllimisht nga LDK-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj LDK-së duke deklaruar se kjo parti ndodhet në krizë të brendshme.

Bajqinovci përmes një postimi në facebook është shprehur se LDK-ja po përpiqet të sajojë një krizë të re në kryeqytet duke ua rënduar jetën qytetarëve të Prishtinës, me qëllim që fajin t’ia mveshë Qeverisë dhe të sulmojë Lëvizjen.

Ai shtoi se Thesari ka alokuar mjetet për Komunën e Prishtinës, por se komuna nuk ka kryer asnjë pagesë.

“LDK-ja është në krizë dhe e di që në zgjedhjet e ardhshme do të mbetet prapë në vendin e tretë, si zakonisht.

Tash po mundohet ta shpikë një krizë të re, duke ua vështirësuar jetën qytetarëve në Prishtinë e krejt këtë për t’ia mvesh Qeverisë dhe për ta goditur Lëvizjen.

Thesari ia alokon mjetet komunës, por komuna s’ka kryer asnjë pagesë”, ka shkruar Bajqinovci./IndeksOnline/